Rriten rastet me Covid-19 te të rinjtë, Italia mbyll klubet e natës

17 gusht 2020 | 08:57

Nga e hëna Italia do t’i mbyllë klubet e natës dhe do ta bëjë ta detyrueshme bartjen e maskave gjatë natës në disa zona të vendeve të hapura.

Kjo është rivendosja e parë e kufizimeve, pas rritjes së rasteve me Covid-19 në gjithë vendin, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Fotografitë e turmave të pushuesve të rinj që vallëzojnë dhe pinë natën, ishin në faqet e para të gazetave italiane, raporton AFP.

Rastet e reja gjatë javës së kaluar në Itali, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga Covid-19, ishin më shumë se dyfish nga ato të regjistruara tre javë më parë dhe mosha mesatare e personave që u infektuan ka rënë nën 40.

Rregullat e reja do fillojnë të hënën – dy ditë pas një feste italiane, ku shumë të rinj italianë dalin jashtë për të festuar – dhe do të zgjasin deri në fillim të shtatorit.

Bartja e maskës do të kërkohet nga ora 6:00 deri në 18:00 në zonat afër bareve ku ka më së shumti tubime.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, përcjell REL, të gjitha klubet, përfshirë ngjarjet në vendet e hapura dhe klubet e plazhit, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 shtator.

Ekspertët dhe politikanët kishin paralajmëruar se rihapja e shkollave mund të rrezikohet nga rritja e numrit. Shkollat pritet të rifillojnë më 14 shtator pas pushimit të verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj -…