Rriten remitancat: 402.93 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2025

02 qershor 2025 | 08:15

Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka Qendrore e Kosovës, deri në fund të marsit të këtij viti vlera e përgjithshme e remitancave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Remitancat për muajin prill 2025 kapën shumën 111.66 milionë euro, duke e çuar totalin e katërmujorit të parë në 402.93 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 2.05 ballë të shkallës Rihter goditi…