
Rriten të hyrat e Qeverisë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë (TM2) 2025.
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 972.6 milionë euro, derisa të hyrat në TM2 2024 ishin 782.6 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.