Rriten të hyrat e Qeverisë

03 dhjetor 2025 | 12:16

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për periudhën TM3 2025.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 927.2 milionë euro, derisa të hyrat në TM3 2024 ishin 818.7 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: Tatimet në produkte (73,6%); Tatimet rrjedhëse në të ardhura (14,1%); Pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) (3,8%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 826.6 milionë euro, derisa shpenzimet në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: Kompensimi i punëtorëve (28,2%); Kontributet sociale dhe përfitimet (25,9%); Formimi i kapitalit bruto (13,7%); Konsumi i ndërmjetëm (13,6%). Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Albert Krasniqi ka vlerësuar së dy anëtaret e LV-së…