Rritet çmimi i bukës edhe në këtë komunë

25 tetor 2021 | 11:57

Në Kosovë po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore.

Së fundmi është ngritur edhe çmimi i bukës.

Disa furra në komunën e Pejës kanë marrë vendim që nga sot të rrisin çmimin e bukës.

Nga 40 cent sa ka qenë, qytetarët në këtë komunë do të duhet të paguajnë 50 cent për një bukë.

Ndërsa, përveç bukës është rritur edhe çmimi i byrekëve dhe kafës.

Një byrek do të kushtojë 1 euro në Pejë, ndërsa një kafe 70 cent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më…