Rritet çmimi naftës në Kosovë
01 maj 2026
| 10:38
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot (e premte) nga ora 10:00.
Sipas vendimit, çmimet e reja janë si vijon:
Nafta (dizel): 1.68 euro për litër
Benzina: 1.47 euro për litër
Gasi: 0.85 euro për litër



