Rritet indeksi i përgjithshëm i çmimeve të inputeve në bujqësi

23 shkurt 2026 | 13:47

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për vitet 2020-2025.

Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret

bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.
Në vitin 2025, indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi ka rritje për 1,1 % për Input 1, krahasuar me vitin 2024. Ndërkaq, indeksi i çmimeve për Input 2 ka rritje për 2,4 %.

Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) në vitin 2025 ka rritje për 1,7 %, krahasuar me vitin 2024.

Indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi ka rritje për 28,5 % për Input 1 dhe 59,5 % për Input 2 në vitin 2025, krahasuar me vitin 2020.

Indeksi vjetor i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rritje për 42,0 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2020.

Produktet që përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues dhe energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Bislimi, dikur zëvendëskryeministër me përgjegjësi për integrim evropian dhe…