Rritet interesimi i bizneseve zvicerane për investime në Kosovë

19 shtator 2018 | 15:51

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Stefan Savkany.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Republikës së Kosovës dhe rolin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

“Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij dhe në të njëjtën kohë të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, duke shërbyer kështu si një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend. Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare ka shprehur interesim për rritjen e investimeve të Zvicrës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar…