Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë në tremujorin e dytë të 2025-s

01 shtator 2025 | 16:56

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) 2025.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.7 % në TM2 2025 krahasuar me TM1 2025.

Krahasuar TM2 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM2 2024, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4 %.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,7 % në tremujorin e dytë (TM2) 2025 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2025.

Rritje kishte te: energjia (5,5 %); pagat (2 %); transporti (1,8 %); kostot e tjera (1,3 %); makineritë (1 %) dhe materialet (0,3 %).

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 4 % në tremujorin e dytë (TM2) 2025, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2024.

Rritje më të madhe kishte te: energjia (26,9 %); pagat (6,7 %); kostot e tjera (3,7 %); materialet (3,5 %); transporti (3,4 %) dhe makineritë (0,7 %).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Zyra për Qeverisje…