Rritet kostoja e ndërtimit

10 dhjetor 15:35

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vlerësohet se indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 0.5 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti (TM2).

Sipas ASK-së, rritje më të madhe kishte te kategoritë: transporti 14.3 për qind, energjia 1.6 për qind dhe kostot e tjera me 0.6 për qind.

“Ndërkaq krahasuar të njëjtën periudhë, TM3 2018 me atë të vitit paraprak, TM3 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 2.0 për qind. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti 14.3 për qind, energjia 2.5 për qind, materialet 2.1 për qind dhe kostot e tjera 1.3 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka qenë një ndër lojtarët më…