Rritet në 12 euro për orë paga minimale në Gjermani

06 tetor 2022 | 12:28

Nga 1 tetori punëtorët në Gjermani do të paguhen nga 12 euro për orë.

Kështu ka vendosur qeveria e këtij vendi.

Në njoftimin e ekzekutivit atje është thënë se vendimi është marrë për shkak të rritjes së inflacionit.

Kështu punëtorët që deri më tani janë paguar 1 mijë e 811 euro, nga ky muaj do të paguhen minimalisht 2 mijë e 80 euro për 40 orë punë.

Paga minimale për orë pune në Gjermani aplikohet që nga viti 2015, kur ishte 8.50 euro bruto në orë. Në vitet në vijim kjo vlerë është rritur deri në 12 euro.

Por, sipas mediave gjermane sindikatat po kërkojnë që kjo rritje të jetë 20 euro, duke pasur parasysh se 12 euro për orë është e pamjaftueshme.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rritja mund të sjellë rritje të çmimeve të produkteve.

Një pjesë e punëtorëve shfaqen të kënaqur me rritjen e pagës minimale, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që mendojnë se kjo rritje nuk mjafton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e 44 vendeve evropiane, më 6 tetor, do të…