Rritet në shtatë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën me Iranin

08 mars 2026 | 22:24

Një tjetër ushtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka vdekur nga plagët e marra gjatë kundërsulmit fillestar të Iran një javë më parë, duke e çuar në shtatë numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë deri tani në luftën mes dy vendeve.

Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka theksuar se ushtari ndërroi jetë gjatë natës nga plagët e marra gjatë sulmeve të para të regjimit iranian në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës, ushtari ishte plagosur rëndë gjatë një sulmi ndaj trupave amerikane në Arabia Saudite më 1 mars.

Autoritetet ushtarake amerikane theksuan se ky është ushtari i shtatë i vrarë gjatë operacionit të quajtur Operation Epic Fury, ndërsa operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë.

Identiteti i ushtarit të vrarë nuk do të bëhet publik deri 24 orë pasi të jenë njoftuar familjarët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pallatin e Kulturës “Sadi Hallili” në Librazhd, si në…