Rritet numri i fluturimeve

15 janar 2026 | 12:25

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin nëntor 2025.

Në muajin nëntor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,055 ose 6,0 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 336 499 ose 8,1 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (nëntor 2024).

Në muajin nëntor 2025, numri i udhëtarëve ishte 7 331 ose 32,7 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa mallra të transportuar përmes hekurudhës nuk kishte ne këtë muaj.

Në muajin nëntor 2025, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 67 721 ose 11 përdorues me pak krahasuar me nëntor 2024. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 906 147 ose (-10,5%) më i ulët, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin nëntor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 506 639 ose 0,91 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 316 194 mijë ose 1,33 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker,…