Rritet numri i vizitorëve në hotele

10 nëntor 2025 | 13:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shtator 2025.

Në shtator 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 64 727, prej tyre 39,1% ishin vendorë dhe 60,9% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin shtator të vitit 2024 (sa ishin 62 393 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,7%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 146 598, prej tyre 50,6% nga vendorët dhe 49,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 8 281 vizitorë dhe me 25 048 net-qëndrimeve.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shtator 2024) numri i vizitorëve ka mbetur i njëjtë, pa ndryshim.

Në total 39 397 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…