Rritet performanca e të hyrave në ATK

12 mars 2018 | 12:15

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije se performanca e të hyrave në këtë institucion është duke u rritur në vazhdimësi.

Në komunikatën për medie të ATK-së është theksuar se vetëm gjatë muajve janar -shkurt të vitit 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 78.9 milionë euro.

Nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 10.6 milionë euro apo 15.5 %.

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 7.4% më shumë të hyra.

Sipas ATK-së, të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) gjatë muajit janar janë arkëtuar 9.9 milionë euro.

“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 23.1 milionë euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 111.9 milionë euro”, është theksuar në komunikatën e ATK-së.

ATK-ja ka bërë me dije se rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

Po ashtu, sipas ATK-së, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka reaguar lidhur me grevën…