Rritet pjesëmarrja e industrisë përpunuese në strukturën e produkteve industriale
12 nëntor 2025
| 11:13
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM) 2024.
Sipas rezultateve të Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM) të vitit 2024, industria përpunuese (sektori C) vazhdon të mbetet sektori dominues në strukturën e produkteve industriale me 93.8%, duke ruajtur të njëjtin nivel si në vitin 2023.
Industria nxjerrëse (Sektori B), në vitin 2024 ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.23%, krahasuar me vitin paraprak.
Ndërkohë, sektori i furnizimit me ujë, kanalizimit dhe menaxhimit të mbeturinave (Sektori E, kodi 3832) ka shënuar rritje të lehtë, nga 0.05% në vitin 2022 në 0.88% në vitet pasuese, duke treguar përmirësim të vazhdueshëm në aktivitetet ndihmëse të industrisë.



