Rritet sërish çmimi i naftës në botë

17 prill 2023 | 14:54

Çmimet e naftës së papërpunuar në botë u rritën sërish ditën e sotme. Në bursat e Teksasit, çmimi për një fuçi nafte është 82.55 dollarë.

Ekspertët kanë thënë se janë disa faktorë që po ndikojnë në rritjen e çmimit. OPEC-u, karteli më i madh i naftës në botë planifikon uljen e prodhimit duke rrezikuar në këtë mënyrë  të përkeqësojë një deficit të furnizimit me naftë që pritet në gjysmën e dytë të vitit.

Rafinerët po rrisin gjithashtu prodhimin e benzinës përpara kërkesës së pikut të verës, ndërsa po reduktojnë prodhimin e naftës.

Ndërkohë, eksportet e naftës nga  veriu i Irakut në portin turk të Ceyhanit mbetën të bllokuara pothuajse tre javë pasi një çështje arbitrazhi vendosi që Ankaraja i detyrohej Bagdadit kompensim për eksportet e paautorizuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lobisti belg, Frederik Baldan, ka pasitur presidenten e Komisionit Evropian…