Rritet shitja e veturave në Itali për muajin mars, afër të arrijnë nivelet e vitit 2019

04 prill 2021 | 18:27

Regjistrimet e veturave hibride dhe atyre tërësisht elektrike u rritën për 15 për qind për një pjesë të kombinuar të tregut, ka thënë shoqata e importuesve UNRAE në Itali.

Shitjet u ndihmuan nga subvencionet qeveritare deri në 8 mijë euro për veturat elektrike dhe deri në 4.500 euro për ato hibride.

Shitjet e veturave hibride u rritën nga 1.8 për qind në 7.7, ndërsa pjesa e tyre e tregut u rrit në 4.5 për qind. Veturat elektrike u rritën nga 6.9 për qind në 7.3, dhe pjesa e tyre e tregut u rrit në 4.3 për qind nga 3.2 për qind.

Tesla Model 3 ishte vetura më e popullarizuar tërësisht elektrike në muajin mars, me 1,363 shitje. Fiat New 500 zuri vendin e dytë me 1.056 njësi të shitura, më shumë se janari dhe shkurti së bashku.

Jeep Compass SUV është opsioni më i popullarizuar për adhuruesit e veturave hibride, përpara Jeep Renegade dhe Renault Captur.

Shitjet e veturave me benzinë u rritën me 421 për qind në mars, me një pjesë tregu prej 31 për qind, me një rënie prej 4.5 pikë përqindje nga shkurti 2020.

Shitjet e veturave të mundësuar nga gazi i lëngshëm i naftës u rritën për 368 për qind, me një pjesë të tregut prej 6.1 për qind, shkruhet në raportin e UNRAE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…