Rritet vlera e Medon Berishës në 6 milionë euro

24 dhjetor 2025 | 16:14

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha po dëshmohet gjithnjë e më shumë si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Këtë sezon, Berisha ka treguar paraqitje fantastike me fanellën e Lecces, ekip në të cilin është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.

E këto paraqitje të mira, kanë bërë që Berishës ti rritet dukshëm vlera nga faqja e specializuar “Transfermarkt”, ku kartoni i 22-vjeçarit tani vlerësohet 6 milionë euro nga 1.5 sa ishte.

Berisha në 13 ndeshje në Serie A deri më tani këtë sezon tek Lecce, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë dy asistime, dëshmi këto për rritjen e vlerës së tij për 4.5 milionë eurosh.

Ai në vitin 2022 është promovuar në ekipin e parë të Lecces dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë me…