Rritja e Aleancës, Gjini: Na ka bërë të ndihemi mirë
09 qershor 2026
| 21:30
Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka arritur të ruajë mbështetjen elektorale pavarësisht nivelit të lartë të abstenimit në zgjedhje.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini tha se është e pamundur të dihet saktësisht se si ka votuar secili mbështetës i Aleancës, por shprehu bindjen se partia ka fituar edhe votues të rinj.
“Ne nuk mund ta dimë dorën e secilit si ka votuar, mirëpo jam i bindur që ka edhe votues të rinj. Në një atmosferë të abstenencës seriozisht të madhe, të arrish ta ruash numrin e njëjtë votave, pa ndonjë koalicion apo kalim, na ka bërë të ndihemi mirë.
“Është e pamundshme ne me pretendu që secili votues i Aleancës që ka qenë në të kaluarën, ka votuar”, deklaroi ai.



