Rritja e çmimeve, Besnik Tahiri: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë

15 mars 2022 | 13:47

Partitë opozitare: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme parlamentare për rritjen e çmimeve.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se rritja e çmimeve është trend global, por ai tha se kritika qëndron se Qeveria nuk ka ndërmarrë masa jo të duhura.

“Ne sot kërkojmë llogari nga një Qeveri që ka fituar mbi 50 për qind të votave, e cila nuk ka marrë asnjë masë, apo thënë më troç ka marrë masat më të ‘lodhta’ në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka thënë se në rezolutën e propozuar, AAK-ja ka paraqitur masa konkrete, siç është ulja e akcizës dhe e TVSH-së, që sipas tij, mund të jenë masa të përkohshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën…