Rritja e çmimeve, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë: Prej shtatorit kemi pranuar vetëm katër ankesa

04 nëntor 2021 | 11:30

Ngritja e çmimeve të jashtëzakonshme të rrymës dhe e produkteve të tjera bazike ka vështirësuar jetën e qytetarëve, për të cilat shteti ende nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e tyre.

Ngritja e çmimeve të jashtëzakonshme të rrymës dhe e produkteve të tjera bazike ka vështirësuar jetën e qytetarëve, për të cilët shteti ende nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e tyre.

Kështu ka thënë Dardan Abazi hulumtues i lartë në Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në tryezën e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”.

Madje, Abazi ka theksuar se ankesat e konsumatorëve janë të shumta për rritje të çmimeve të pa paralajmëruar nga tregtarët, siç u shpreh ai në disa raste ka edhe dyshime për këto shtrenjtime për marrëveshje kartel.

Çuditërisht numri i ankesave nga konsumatorët që janë adresuar në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është tejet i ulët.

Sipas kësaj ministrie nga janari deri në shtator janë paraqitur vetëm 19 ankesa, derisa nga shtatori e deri tash kur janë rritë çmimet janë jo më shumë se 4 ankesa nga konsumatorët.

Këtë numër të pakët të ankesave, udhëheqësi i Departamentit të Tregtisë në MINT, Zef Dedaj, ka thënë se qytetarët janë të vetëdijshëm që këto rritje të çmimeve kanë ardhur si pasojë e importit të mallrave.

“Nëse ne po importojmë mallra kjo nënkupton që ne po importojmë edhe rritje të çmimeve. Fatmirësisht për rrymën nuk ka rritje. Sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të tjera kjo ka ndodhur dhe është vërtetuar nga ASK. Gjithsesi se është shqetësuese rritje e çmimeve për produkteve bazike, që bëjnë pjesë buka, vaj ushqimor, mishi dhe të tjerët”,  ka thënë ai, raporton “Ksp”.

Ndërsa kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se kriza energjetike dhe rritja e çmimeve të rrymës ka prekur më së shumti bizneset.

Në këtë kontekst, ai ka inkurajuar bizneset për rritjen e pagave për punëtorët, derisa ka theksuar se disa kompani tashmë janë duke bërë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Scout Management Agency" Sh.P.K. me seli ne Çagllavicë, Prishtinë, shpall…