
Rritje e lehtë e prodhimeve bimore dhe blegtorale
01 shtator 2025
| 15:56
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike për Bujqësi” për vitin 2024.
Në vitin 2024 prodhimet bimore kanë shënuar rritje për 8,5 % krahasuar me vitin 2023.
Rritja në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere si dhe perimeve dhe prodhimeve të kopshtit.
Prodhimet blegtorale kanë shënuar rritje për 2,9 % në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.
Gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë një rritje të lehtë me 6,3 % në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.