Rritje e madhe e rasteve me Covid-19 në Gjermani

19 shtator 2020 | 20:14

Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me Covid-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch.

“Bëhet fjalë për rritjen ditore më të lartë të rasteve me COVID-19 të deklaruara që prej 24 prillit”, sipas institutit.

Në total, rreth 270 070 persona janë testuar pozitivë në Gjermani që prej fillimit të epidemisë që ka shkaktuar 9 384 të vdekur, gjashtë në 24 orët e fundit.

Rhenanie e Westphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy landet më të prekura nga pandemia me nga 65 000 raste secila të regjistruara zyrtarisht.

Gjermani ka realizuar gjithashtu rreth dy herë më shumë teste në javë në shtator në raport me muajin prill, me një milionë teste nga 500 000 pesë muaj më parë.

“Përqindja e infektimit është rritur me 1,16-1,21 në shtatë ditët e para”, sipas institutit Robert Koch. Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Gjermani ka bërë që organizatorët e karnavaleve në Rhenanie e Westphalisë Veriore të anulojnë këto festa këtë vit, një institucion në perëndim dhe jug të vendit që bashkon dhjetëra mijëra njerëz çdo vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), iu bëjnë thirrje menaxhmentit…