Rritje e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus në Korenë e Jugut

21 shkurt 2020 | 11:27

Koreja e Jugut i ka rritur masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi numri i rasteve të prekura është rritur ndjeshëm për të dytën ditë me radhë.

Kryeministri Chung Sye-kyun e ka cilësuar situatën si “emergjente”.

Dy qytetet jugore Daegu dhe Ceongdo janë shpallur “zona të kujdesit special”.

Ushtria po ashtu është izoluar, pasi disa pjesëtarë të saj dolën pozitivë.

Të premten, Koreja e Jugut ka raportuar për 52 raste të reja, ndërsa të enjten për 53.

Ky vend, në total, ka 156 raste me koronavirus, që e bën atë zonën më të prekur jashtë Kinës.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, mendohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës, raporton “Rel”.

Rastet e para atje janë shfaqur në muajin dhjetor.

Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2 236 njerëz të vdekur dhe mbi 75 000 të infektuar.

Koronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, ShBA dhe Afrikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iranianët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të…