Rritje e të hyrave nga pronat e rikthyera nën menaxhimin e Trepça Sh.A.!

25 korrik 2025 | 15:18

Trepça Sh.A, përmes një njoftimi për medie ka njoftuar se ka rritur të hyrat nga pronat e rikthyera nën menaxhimin e saj. “Gjatë periudhës Janar – Korrik 2025, janë inkasuar 342,164 €, duke shënuar një rritje prej 130% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishin inkasuar 165,416 €”, thuhet në njoftimin e Trepça Sh.A.

Njoftimi i plotë i Trepça Sh.A:

Pas përpjekjeve të pandërprera për rikthimin e pronave të Trepça Sh.A. nën administrimin e saj të plotë, ndërmarrja ka rifilluar me sukses krijimin e të hyrave nga parcelat që më parë ishin shfrytëzuar pa kontrata të rregullta.

Gjatë periudhës Janar – Korrik 2025, janë inkasuar 342,164 €, duke shënuar një rritje prej 130% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishin inkasuar 165,416 €.

Rritja është veçanërisht e theksuar në muajt Mars, Prill, Maj dhe Korrik, duke dëshmuar efektivitetin e veprimeve institucionale për mbrojtjen e pasurisë publike dhe largimin e uzurpatorëve.

Trepça është në rrugë të mirë drejt rikthimit dhe valorizimit të gjithsej 2,133 parcelave, që përfshijnë një sipërfaqe prej 1,261.87 hektarësh – një hap i madh drejt rivendosjes së menaxhimit të plotë mbi pasuritë e saj të patundshme.

Ky sukses është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit të stafit dhe përkushtimit institucional për rikthimin e kontrollit të plotë mbi pasuritë e ndërmarrjes.

Trepça Sh.A. – Pronat tona, përgjegjësi jonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 24 dhe 25 korrik 2025, Auditorja e Përgjithshme, Vlora…