Rrjeti i Grave protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitaj

10 shtator 2018 | 08:22

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitaj.

Protesta mbahet sot, në ora 09:30.

“Përmes kësaj proteste kërkojmë nga Gjykata e Apelit në Prishtinë rishqyrtim të drejtë të vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për rastin e të ndjerës Donjeta Pajazitaj, si dhe të kërkohet të gjendet dhe të sillet para drejtësisë vrasësi i të ndjerës”, thuhet në njoftim.

RrGK rikujton se e ndjera kishte vdekur në nëntor të vitit 2015, ndërsa i dyshuar kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri Naser Pajazitaj, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë u shpall i pafajshëm, në mungesë provash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës të dielën ka shënuar njëvjetorin e votimit…