Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon që të zgjatet orari i punës për festat e fundvitit

17 dhjetor 2020 | 13:00

Rrjeti i Shitësve me Pakicë ripërsërit kërkesën ndaj institucioneve vendore për zgjatjen e orarit të punës dhe unifikimin e tij për të gjitha komunat, si nevojë themelore për evitimin e turmave për festat e fundvitit dhe për garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive ekonomike gjatë kësaj periudhe të gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Marrë parasysh situatën në terren dhe mbylljen e institucioneve të arsimit ditëve në vijim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të zgjatet orarin i lejuar i punës, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik dhe të garantohet zbatimi i masave. “Është evidente që kur kufizimi orarit të punës dhe lëvizjes ka qenë për kohë më të gjatë, konkretisht deri në orën 23:30, numri i infektuarve në raport me numrin e testimeve ka qenë shumë më i vogël”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë. “Ne ritheksojmë se zgjatja e orarit të punës dhe lëvizjes është një nevojë e domosdoshme e komunitetit të biznesit, në mënyrë që situata e krijuar mos të ketë implikime më të mëdha jo vetëm në shëndetin publik, por edhe në ekonominë e vendit”, thuhet në kërkesën e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, drejtuar institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri…