“Rroftë UÇK-ja”, Musliu: Ndërgjegjja jonë kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet

14 shtator 2025 | 23:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila mori sot pjesë në protestën në Hagë në mbështetje të krerëve të UÇK-së, tha se një bravo e madhe shkon për të gjithë pjesëmarrësit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkë treguan se nuk jenë të pafuqishëm përballë padrejtësive, dhe se drejtësia kërkon zë, përkushtim dhe qëndresë.

“Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Një bravo e madhe shkon për të gjithë ata që morën pjesë në protestën kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë.

Me praninë tuaj, treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht, dhe se ndërgjegjja jonë kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet.

Nje bravo e madhe gjithashtu për të gjithë ata që, në çfarëdo forme, e kanë përkrahur këtë protestë, qoftë me pjesëmarrje fizike, me fjalë, me përhapjen e mesazhit, në rrjete sociale e media apo edhe me mbështetje morale nga larg.

Çdo kontribut ka qenë i vlefshëm dhe domethënës.

Bashkë treguam se nuk jemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, dhe se drejtësia kërkon zë, përkushtim dhe qëndresë.

Faleminderit nga zemra për përkushtimin, solidaritetin dhe guximin tuaj.

RRNOFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rubin do të jetë dëshmitari i parë i thirrur…