
Rrokulliset një kombi në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë
11 shtator 2025
| 08:35
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se në aksident është përfshirë një automjet.
Ahmeti bëri me dije se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.
“Rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.