
Rrudhani rikthehet te Young Boys
19 qershor 2025
| 11:46
Përfaqësuesi i Kosovës, Donat Rrudhani, pas një sezoni të suksesshëm me Luzernin do të rikthehet te klubi i tij, Young Boys.
Drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer, ka konfirmuar se skuadra zvicerane nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit.
“Për shkak të diskutimeve të ndryshme dhe kryesisht për arsye financiare vendimi u morë kundër aktivizimit të opsionit të blerjes”, ka deklaruar Meyeri.
Gjatë periudhës së tij në Luzern, ai ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës, duke kontribuar me 9 gola dhe 6 asistime në 31 paraqitje në Superligën e Zvicrës.