Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë

26 maj 2024 | 17:21

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës.

Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e goditjes së rrufesë.

Fatmirësisht, zjarri është lokalizuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Në fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është përfshi nga zjarri, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë”, thuhet në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë vendore po e shohin të rëndësishëm dhe të domosdoshëm,…