Rruga Dollc-Gjakovë, Durmishi: Projekti që e trashëguam me shumë probleme ka filluar të marr formën e saj

24 qershor 2023 | 22:32

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka njoftuar të shtunën se janë duke vazhduar punimet në rrugën Dollc-Gjakovë.

Durmishi me zyrtar tjerë të minisitrisë sot ka inspektuar rrugën e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2019. Ai ka thënë se kjo rrugë kishte filluar si një projekt politik, krejtësisht elektoral, pa studim fizibiliteti, pa projekt detal, pa shpronësime, rruga e tenderuar veçmas e strukturat veçmas, urat të pa tenderuara fare e lëshesat pllakore të parapara ndërtimi por jo edhe rrënimi i egzistueseve, gypi magjistral i ujësjellësit nga asbesti nuk ishte paraparë që të zëvendësohej fare e shumë e shumë probleme tjera.

“Kishte filluar si një projekt politik, krejtësisht elektoral, pa studim fizibiliteti, pa projekt detal, pa shpronësime, rruga e tenderuar veçmas e strukturat veçmas, urat të pa tenderuara fare e lëshesat pllakore të parapara ndërtimi por jo edhe rrënimi i egzistueseve, gypi magjistral i ujësjellësit nga asbesti nuk ishte paraparë që të zëvendësohej fare e shumë e shumë probleme tjera.”, ka shkruar ndër tjera Durmishi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Durmishit:

Rruga Dollc – Gjakovë, të cilin e trashëguam me një mal problemesh ka filluar të marr formën e saj.

Kishte filluar si një projekt politik, krejtësisht elektoral, pa studim fizibiliteti, pa projekt detal, pa shpronësime, rruga e tenderuar veçmas e strukturat veçmas, urat të pa tenderuara fare e lëshesat pllakore të parapara ndërtimi por jo edhe rrënimi i egzistueseve, gypi magjistral i ujësjellësit nga asbesti nuk ishte paraparë që të zëvendësohej fare e shumë e shumë probleme tjera.

Tani me të gjitha këto jemi marrë e po mirremi që t’i zgjidhim sa më shpejt dhe kemi ndarë buxhetin që sa më parë të përfundoj ky projekt.

Aktualisht po punohet me dinamikë të shtuar që para se të vijnë mërgata të mos ketë asnjë segment të rrugës pa asfalt dhe që qarkullimi të jetë më i lehtë deri sa të përfundon projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain po planifikon të shpallë së shpejti emërimin e…