Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë

18 shkurt 2026 | 11:19

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë, shkaku i gjendjes së rrugës nga pjesa e shtetit malazez.

Në njoftim e kësaj qendre është bërë me dije se për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.

“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali i Zi dhe informacionet e marra, rruga mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore. Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shpallin pafajësinë për të gjitha aktakuzat”, ka thënë avokati i…