Rruga drejt Thethit, e mbyllur për shkak të borës dhe rrezikut të ortekëve

16 shkurt 2026 | 08:09

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga drejt Theth do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, kontraktori i mirëmbajtjes është në terren dhe monitoron situatën nga afër, por ndërhyrja me mjete të rënda mund të shkaktojë tronditje dhe të aktivizojë rrëshqitjen e shtresës së dëborës, shkruan Euronews.al.

Autoriteti i Rrugëve thekson se siguria e qytetarëve është prioritet absolut dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët “vjollcë” hynë në stadium për të pastruar borën në…