Rrustem Mustafa akuzon Albin Kurtin: Dinjiteti i UÇK-së nuk lihet në rrëmujë

27 nëntor 2025 | 16:16

Ish-komandanti i ZOLL-it, Rrustem Mustafa ‘Remi’, ka reaguar rreth gjendjes së shtëpisë së Hajdin Paçarada-Dumoshit i cili kishte dhuruar për UÇK-në, për zyrën ku Adem Demaçi ishte Shef i Politikës së saj. Remi ka thënë se ‘Qeveria e Albin Kurtit njeri që dikur punonte brenda kësaj zyre të UÇK-së, e ka lënë këtë vend të shenjtë në gjendje të mjerë’.

Reagimi i plotë i Komandant Remit:

Më duhet te reagoj, me keqardhje…

Në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë që Hajdin Paçarada-Dumoshi e dhuroi për UÇK-në, për zyrën ku Adem Demaçi ishte Shef i Politikës.

Kjo shtëpi ishte simbol i rezistencës shqiptare.

Sot është simbol i turpit shtetëror.

E nëpërkëmbur nga vetë ata që sot mbajnë pushtet.

Le ta themi qartë:

Qeveria e Albin Kurtit njeri që dikur punonte brenda kësaj zyre të UÇK-së, e ka lënë këtë vend të shenjtë në gjendje të mjerë.

Kjo nuk është neglizhencë.

Kjo është fyerje për Demaçin.

Fyerje për Paçaradën.

Fyerje për UÇK-në.

Fyerje për historinë tonë.

Ka ardhur fundi i qeverisjeve të papërgjegjshme.

Zëri i qytetarëve po ngrihet dhe nuk lejon më që simbolet e lirisë të trajtohen si objekte të harruara.

Këto pamje nuk janë një gabim.

Këto pamje janë realiteti i një pushteti që nuk e mbron as të shkuarën, as dinjitetin.

Ne nuk heshtim.

Ne nuk harrojmë.

Dinjiteti i UÇK-së nuk lihet në rrëmujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri “Kompozimi dhe kompozitat në gjuhën…