Rrustemi ‘godet’ Osmanin: Nëse dialogu s’ka qenë pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej ‘gardiane’ e mbrojtjes së miqësisë me miqtë?
08 prill 2026
| 13:48
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj intervistës në “T7” të ish-presidentes Vjosa Osmani.
Rrustemi ka përmendur se Osmani kishte reaguar, pasi Kurti nuk pranoi kompromis në veri.
“Nëse dialogu nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej ‘gardiane’ e mbrojtjes së miqësisë me miqtë? Apo pse pati nevojë që ajo të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat? Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri. Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”.



