RTK shpall ftesë për nominimet për anëtarë të bordit

18 shkurt 2026 | 13:11

Radiotelevizioni i Kosovës ka shpallur ftesë për nominimin e gjashtë anëtarëve të bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar, një anëtar bordi nga komuniteti serb dhe një anëtar të bordit nga komunitetet joshumicë. Kjo shpallje bazohet në Ligjin për Radiotelevizionin e Kosovës. Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet deri më 3 mars 2026, deri në orën 16:00.

Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht (jo përmes postës elektronike), në kovertë të mbyllur, në ndërtesën e RTK-Televizionit të Kosovës, në Zyrën e Administratës nr. 71, Rr. Xhemajl Prishtina 12, 10000 Prishtinë. Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim, mund të parashtrohen përmes telefonit në 038 230 119 dhe përmes e-mailit në [email protected].

Në bazë të Ligjit, Kuvendi i Republikës është themelues i Radiotelevizionit të Kosovës. Institucioni më i lartë ligjvënës mbron autonominë institucionale dhe siguron financim adekuat për realizimin e misionit të shërbimit publik të Radiotelevizionit të Kosovës, të përcaktuar me këtë ligj

Në bazë të Nenit 24 të Ligjit të RTK-së, organet drejtuese dhe udhëheqëse të RTK-së janë: Bordi i RTK-së dhe Drejtori i Përgjithshëm. Bordi i RTK-së është organ kolegjial-drejtues i RTK-së dhe përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë.

Në bazë të Nenit 26 të Ligjit të RTK-së, anëtarët e Bordit të RTK-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës në bazë të procedurave të hapura dhe transparente.

https://www.rtklive.com/sq/docs/2026-02-16/609.pdf

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë kërkesë nuk ka shkuar në adresën e Komisionit për…