Ruben Amorim: Dua të qëndroj te Man Utd për 20 vitet e ardhshme

03 gusht 2025 | 15:16

Trajneri portugez i Manchester United, Ruben Amorim, ka befasuar të gjithë me një deklaratë plot vetëbesim për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Në një prononcim për mediat, Amorim është shprehur i vendosur të qëndrojë për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë me “Djajtë e Kuq”.

“Dua të qëndroj te Man United për 20 vitet e ardhshme. Po, 20 vjet! Është objektivi im, qëllimi im. Mund ta bëj”, ka thënë ai.

Në një kohë kur Manchester United po përpiqet të rikthehet në majat e futbollit anglez dhe evropian, ky zotim i trajnerit portugez shihet si një sinjal i qartë i besimit dhe ambicies për të ndërtuar një projekt afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e…