Ruben Loftus-Cheek i bashkohet Milanit

28 qershor 2023 | 14:41

Milani ka kryer transferimin e parë në mesfushë, pasi ka arritur marrëveshje me Chelsean për shërbimet e Ruben Loftus-Cheek.

Loftus-Cheek do të arrijë sonte në Milano, teksa nesër do t’i zhvillojë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me rossenerët.

Ai do të transferohet në Milan për rreth 16 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse.

Anglezi do të jetë transferimi i dytë, pas portierit Marco Sportiello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja Donjeta Sadiku, ka pësuar humbje në çerekfinale të Lojërave…