Rubin: Albright i kërkoi Thaçit të tregonte tolerancë

15 shtator 2025 | 13:12

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara, James Rubin u pyet nga avokati i Thaçit nëse i kujtohej që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it.

“Jo, nuk më kujtohet”, është përgjigjur Rubin.

Ai ka sqaruar se Albright e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve, por qëllimi i saj ishte të ndëshkoheshin individët përgjegjës për dhunën dhe të mos lejohej fajësimi kolektiv.

Sipas Rubinit, Albright i kishte kërkuar Thaçit të tregonte tolerancë dhe të bënte çmos që edhe populli i tij të ishte tolerant, ndërsa drejtësia do të kujdesej për përgjegjësinë individuale të atyre që kryen dhunë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa…