Rubin flet për demilitarizimin e UÇK-së

15 shtator 2025 | 11:44

Në fund të qershorit të vitit 1999, James Rubin, ka thënë se ishte në Kosovë për të mbështetur procesin e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën kur lufta po afrohej drejt fundit.

Gjenerali britanik, Mike Jackson, i komandës së re të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, po planifikonte tërheqjen e forcave serbe nga territori i Kosovës dhe negocionte me komandantët e UÇK-së në terren.

Albright ka thënë ai se i kishte kërkuar që të shkonte në Kosovë për të ndihmuar gjeneralin Jackson dhe për të siguruar nënshkrimin e Thaçit, të cilin e kishin autorizuar komandantët e UÇK-së.

“Kam qëndruar në Shkup dhe çdo mëngjes udhëtoja në male për të takuar Thaçin dhe komandantët”, ka thënë Rubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të ngushtë gri…