Rubin në Gjykatën Speciale: S’kemi gjetur asnjë provë se drejtuesit e UÇK-së donin të ekzekutonin njerëz
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin është duke vazhduar dëshminë e tij në Hagë, kësaj radhe duke u pyetur për pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
I pyetur nëse Jakup Krasniqi, Shukri Buja dhe Sokol Bashota ishin të moderuar në UÇK, Rubin është përgjigjur me “po”.
Ndër të tjera, ai ka thënë se personat që ishin kundër Rambujes, sipas tij ishin të gatshëm të masakronin mijëra njerëz.
“Por nga ana tjetër kishim persona të moderuar si Thaçi e Krasniqi që ishin të gatshëm të nëshkruanin Marrëveshjen e Rambujesë. Mirë që nuk i dëgjuan fjalët e ekstremistëve”, ka thënë Rubin.
Më tutje, Rubin ka thënë se nuk kanë gjetur asnjë provë se katërshja e UÇK-së, e as drejtues të tjerë të ushtrisë, donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz.



