
Rubin: Përpjekje gjithëpërfshirëse që delegacioni i Kosovës të nënshkruante marrëveshjen
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka thënë se kishte një përpjekje të senatorëve amerikanë dhe të administratës Clinton që delegacioni i UÇK-së të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.
Avokati i Thaçit ia ka kujtuar se Demaçi, që ishte kundërshtar i marrëveshjes së Rambujesë ka dhënë dorëheqje më 2 mars. Ai e ka pyetur Rubinin pse ishte e nevojshme që senatori republikan Bob Dole të vizitonte atë.
Rubin ka thënë se Dole përkrahte politikat e administratës Clinton dhe po tentonte të sigurohej që delegacioni i UÇK-së të pranonte marrëveshjen.
Sipas tij, ishte e rëndësishme që të mbaheshin sa më shumë takime edhe me personat më skeptikë të kësaj marrëveshjeje, që ajo të nënshkruhej.
“Ishte një përpjekje gjithëpërfshirëse, e senatorëve, të miat dhe Chris Hill”, ka thënë Rubin.