Rubin: Roli i Thaçit ishte më shumë politik

15 shtator 2025 | 11:52

Ish-nënsekretari amerikan, James Rubin, ka rrëfyer në Gjykatën Speciale detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë.

Ai ka thënë se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar, sipas tij.

Rubin ka thënë se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së.

Ai përfaqësonte pikëpamjet e komandantëve të tjerë, ndërsa ata e informonin për qëndrimet e tyre, ka shpjeguar Rubin.

“Nuk u thoshte Hshimi komandantëve se çfarë të bënin, por komandantët i thoshin atij”.

Rubin ka përshkruar gjithashtu tensionet brenda UÇK-së, ku disa komandantë kërkonin të ruanin nivelin maksimal të forcës ushtarake, ndërsa ndërkombëtarët synonin minimumin, për të lehtësuar demilitarizimin.

Ky dialog i vështirë, sipas Rubinit, tregonte qartë se roli i Thaçit ishte më shumë politik sesa ushtarak.

“Unë këtë e përktheva si rol të një ministri të Jashtëm, ose rol politik”, ka thënë Rubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Në ditët e fundit, në komente dhe…