Rubini flet për marrëdhënien mes Thaçit dhe komandantëve të UÇK-së

15 shtator 2025 | 12:00

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka dëshmuar edhe për marrëdhënien e Hashim Thaçit me komandantët e UÇK-së, gjatë procesit të demilitarizimit.

Rubin ka thënë se Thaçi, i ri në moshë krahasuar me komandantët e tjerë, duhej t’u drejtohej atyre për informacion dhe udhëzime mbi vendimmarrjet brenda organizatës.

Ai e ka përshkruar një lloj distancimi të Thaçit ndaj komandantëve, duke nënvizuar se edhe diferenca në moshë ndikonte në mënyrën se si ata komunikonin.

“Ata i thoshin atij se çfarë përgjigjeje të jepte”, ka thënë Rubin, duke theksuar se roli i Thaçit ishte më shumë politik dhe ndërmjetësues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka vënë në dyshim…