Rubio i tregon diçka në vesh Trumpit dhe i jep një letër

09 tetor 2025 | 08:10

Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi.

Presidenti amerikan ua shoi kureshtjen të pranishmëve: “Porsa mu dha një shënim ku thuhet se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe do t’u duhem atyre goxha shpejt”, raporton televizioni CNN.

Ndërmjetësit në bisedimet e tërthorta mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt po synojnë që të enjten të nënshkruhet një marrëveshje me të cilën do të liroheshin menjëherë të gjitha pengjet e gjalla në Gaza në këmbim të një armëpushimi, i thanë të mërkurën gazetës “The Times of Israel” një diplomat arab dhe një burim tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të…