Rubio pas takimit me Gjuriqin: E rëndësishme të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe Bosnjën

06 gusht 2025 | 23:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ku është diskutuar për raportet bilaterale mes dy vendeve, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio ka theksuar nevojën për qetësim të situatës dhe ruajtje të stabilitetit në rajon, duke veçuar dy pika të tensionuara: Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Është e rëndësishme të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe BeH-në”, është cituar të ketë thënë Rubio gjatë takimit, ndërsa ka nënvizuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe paqes në rajon.

Takimi mes dy zyrtarëve u mbajt në kuadër të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, ndërsa theksi u vu edhe në rëndësinë e reformave demokratike dhe bashkëpunimit ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Perparim Gruda, ka ftuar qytetarët të marrin…