Rubio: ShBA-ja është autore e planit të paqes për Ukrainën

23 nëntor 2025 | 08:02

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur se një plan i propozuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili është parë gjerësisht si i favorshëm për Rusinë, është “shkruar nga ShBA-të”.

Kjo vjen pasi një grup senatorësh thanë se Rubio u kishte thënë se drafti – të cilin ai e përshkroi si një “listë dëshirash” ruse – nuk pasqyronte qëndrimin e Uashingtonit.

Rubio më vonë u distancua nga këto pretendime dhe tha se plani erdhi nga SHBA-ja dhe ishte “bazuar në kontributin” si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina, shkruan BBC.  

Ndërhyrja e tij erdhi ndërsa ai fluturoi për në Gjenevë të Zvicrës për bisedime me zyrtarët e sigurisë ukrainas dhe evropianë mbi planin, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka bërë thirrje Kievit që ta pranojë shpejt.

Aleatët e Ukrainës në Evropë kanë kundërshtuar dispozitat kryesore në draft, i cili nuk është bërë publik, por detajet e të cilit janë zbuluar gjerësisht. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një protestë do të mbahet sot në kërkim të drejtësisë…