Rucker: Në rastet ku kam qenë i përfshirë s’ka pasur afera korruptive në privatizim

16 dhjetor 2020 | 18:10

Joachim Rucker, ish-kryetar i Bordit të AKM-së gjatë vitit 2005-2006, ka thënë se në proceset e privatizimit ku ai ka qenë i përfshirë s’ka dijeni për ndonjë aferë korruptive, raporton “Ekonomia Online”.

Ai gjatë raportimit në Komisionin hetimor për procesin e privatizimit, është shprehur se deri në vitin 2008 nuk është marr drejtpërdrejtë me procesin e privatizimit.

Kryesuesi i Komisionit, Harullah Çeku e ka pyetur nëse ka pasur përpjekje për të ndikuar në privatizim dhe a ka pasur afera korruptive.

“Në atë periudhë janë privatizuar ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës, a besoni që ka pasur përpjekje për të ndikuar në këtë proces përfshirë edhe prezencën e korrupsionit”, ka pyetur Çeku.

Ndërsa, Rucker ka thënë se në rastet kur ai ka qenë i përfshirë nuk ka pasur diçka të tillë.

“Nuk jam në vetëdije për ndonjë rast korrupsioni në proceset e privatizimit ku unë kam qenë mbikëqyrës”, ka thënë Rucker.

Ai ka thënë se përgjegjësit kanë qenë të përbashkëta ndërmjet Bordit të AKM-së dhe UNMIK-ut.

Ndërsa, Hekuran Murati ka pyetur për rastin e Feronikelit ku kanë qenë dy ofertues, dhe është shpallur fitues ofertuesi me çmim më të lirë.

“Flitet për një dallim rreth 40 përqind të çmimit më pak nga ofertuesi i dytë. Dhe është përzgjedhur ofertues i dytë për blerës të kësaj ndërmarrje. Dhe përveç kësaj ka diktuar kushte ndaj AKM së si shitës që ka qenë. Si mund ta shpjegoni këtë”, ka pyetur Murati.

Ndërsa Rucker, tha se s’ka qenë kriter vetëm çmimi.

“Ne kemi praktikuar kujdesin e shtuar dhe s’ka qenë kriter vetëm çmimi por edhe reputacionin dhe fuqinë ekonomike si dhe mundësia që ai ka pasur që të përmbushtë të gjitha kërkesat e punëtorëve dhe ekonomisë së Kosovës. Ky ka qenë një nga privatizimet më të mëdha. Kemi bërë gjithçka që duhej”, është përgjigjur Rucker.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 12…